Adresa juaj për punësim të sigurt në Gjermani në infermieri, fizioterapi dhe edukim parafillor.

Procesi i njohjes së diplomës në Gjermani: Çfarë duhet të dini
19. June 2025
Ky proces është vendimtar për të punuar ligjërisht dhe me të drejta të plota në profesionin tuaj në Gjermani. Në këtë blog, do t’ju shpjegojmë gjithçka që duhet të dini për këtë proces dhe si ju ndihmon YFE në çdo hap të rrugës.Çfarë është njohja e diplomës?
Njohja e diplomës është procesi me të cilin autoritetet gjermane krahasojnë diplomën tuaj të marrë jashtë Gjermanisë me standardet gjermane për atë profesion. Qëllimi është të vlerësohet nëse keni aftësitë dhe njohuritë e duhura për të ushtruar profesionin në mënyrë të pavarur.
Pse është e rëndësishme?
Njohja e diplomës nuk është thjesht një formalitet – ajo është çelësi për të punuar me kontratë të rregullt dhe me pagë të drejtë në Gjermani. Pa këtë njohje:
• Nuk mund të punoni si infermier/e apo edukator/e i/e kualifikuar.
• Mund të punoni vetëm në pozita ndihmëse, me pagë më të ulët.
• Nuk merrni licencën profesionale që ju garanton të drejtat e plota si punonjës shëndetësor ose edukator.

Si funksionon procesi?
Procesi zakonisht përfshin këta hapa:
1. Përgatitja e dokumenteve
2. Dërgimi i dokumenteve në autoritetin përkatës gjerman - YFE ju ndihmon të identifikoni autoritetin sipas vendit ku do punoni dhe përgatit me ju aplikimin.
3. Vlerësimi i dokumenteve - Autoriteti gjerman krahason përmbajtjen e studimeve tuaja me ato të Gjermanisë.
4. Rezultati i njohjes (Bescheid) - Nëse kualifikimi juaj është i barasvlefshëm, ju jepet njohja e plotë. Nëse ka dallime, ju kërkohet të bëni një kurs përshtatës ose një provim.
Sa zgjat procesi?
Në përgjithësi, procesi mund të zgjasë nga 2 deri në 6 muaj, në varësi të dokumentacionit, autoritetit që e shqyrton aplikimin dhe kompleksitetit të vlerësimit. Nëse kërkohet kurs përshtatës, procesi mund të zgjatet edhe pak më shumë – por është një investim që ia vlen!
Si ju ndihmon YFE?
Te Your Future Europa (YFE), ne e dimë që ky proces mund të duket i ndërlikuar dhe i lodhshëm – prandaj ne jemi këtu për ju në çdo hap. Ja si ju ndihmojmë:
• Ju informojmë qartë për dokumentet që ju duhen.
• Sigurojmë përkthime zyrtare dhe të pranuara nga autoritetet.
• Ju ndihmojmë të përgatitni aplikimin dhe ta dërgoni në adresën e duhur.
• Ju mbështesim gjatë gjithë kohës, duke komunikuar me autoritetet në Gjermani.
• Ju përgatisim për çdo hap shtesë, si kurse apo provime nëse kërkohen.
• Ju lidhim me punëdhënës që janë të gatshëm të ju presin që në momentin e nisjes së procesit.
Filloni sot, dhe hapi i parë është YFE
Nëse jeni gati të ndërtoni një të ardhme të sigurt dhe profesionale në Gjermani, njohja e diplomës është një hap kyç. Me ndihmën e duhur, ky proces bëhet më i lehtë dhe më i shpejtë.
Na kontaktoni sot, dhe së bashku do të sigurohemi që çdo hap drejt karrierës suaj në Gjermani të jetë i sigurt, i qartë dhe i suksesshëm.
📩 Na shkruani në në Instagram për të filluar procesin tuaj.
📍 Vizitoni zyrën tonë në Prishtinë (str.Rexhep Luci, tek Kino ABC) për konsultim falas.