Adresa juaj për punësim të sigurt në Gjermani në infermieri, fizioterapi dhe edukim parafillor.

Driloni - Nga një ëndërr në Kosovë te një karrierë e sigurt në Gjermani
11. December 2025
Hapi 1: Fillimi – Kursi i gjuhës A1–B1 në YFE
Kur Driloni erdhi tek YFE, ai nuk dinte saktësisht si funksionon procesi, por e dinte që donte të arrinte më shumë. Ne e nisëm me bazat e gjuhës: A1, pastaj A2, dhe më pas B1.
Gjatë këtyre muajve, ai jo vetëm mësoi gjermanishten, por edhe fitoi vetëbesim. Mësuesit tanë e udhëzuan në çdo hap, ndërsa ai punonte me përkushtim çdo ditë – edhe atëherë kur kishte vështirësi ose lodhje.
Në këtë fazë, u vendos themeli i suksesit të tij.
Hapi 2: Punëdhënësi i duhur & përgatitja profesionale për intervistë
Sapo Driloni përfundoi B1, ekipi ynë nisi kërkimin për punëdhënësin që i përshtatej më mirë profilit të tij.
Ne nuk e lamë vetëm për asnjë moment – nga përgatitja e CV-së dhe dokumenteve, deri te prezentimi profesional para punëdhënësit.
Pastaj erdhi intervista. Para ditës së intervistës, punuam me të skenarë të ndryshëm pyetjesh, si të shprehej, si të menaxhonte emocionet dhe si të prezantonte eksperiencën e tij.
Rezultati ishte padyshim pozitiv: punëdhënësi e pranoi menjëherë.

Hapi 3: Arritja në Gjermani – Dhjetor 2024
Ky ishte momenti kur ëndrra filloi të bëhej realitet. Në dhjetor 2024, Driloni mbërriti në Gjermani.
Sigurisht, fillimi nuk është asnjëherë i lehtë: një vend i ri, një kulturë e re, ritëm tjetër pune e jete. Por ai kishte YFE-në pas vetes. E udhëzuam në çdo procedurë, dokument, dhe nevojë që kishte pas mbërritjes.
Ai e dinte se ky ishte vetëm fillimi, dhe ishte i gatshëm të ecte përpara.
Hapi 4:B2 dhe Urkunde në MAE Academy
Në Gjermani, Driloni nisi kursin e gjuhës B2 dhe përgatitjet për Urkunde në MAE Academy – një nivel i rëndësishëm për të ecur drejt integrimit profesional.
Përveç gjuhës, ai iu nënshtrua edhe procesit të marrjes së Urkundës, dokumenti që vërteton njohuritë e tij profesionale dhe e lejon të ushtrojë profesionin.
Ishte një periudhë intensive, plot orë mësimi, ushtrime, teste dhe përgatitje. Por me përkushtimin e tij dhe ndihmën e ekspertëve të MAE, ai arriti të përfundonte të dyja me sukses.

Hapi 5: Leja e qëndrimit 4-vjeçare – vetëm pas 8 muajsh
Për shumë kandidatë, pritjet për dokumentet e qëndrimit zgjasin shumë. Por falë procesit të ndërtuar me kujdes, dosjes së plotë dhe përgatitjes precize që YFE bëri për Drilonin, ai mori leje qëndrimi 4-vjeçare në vetëm 8 muaj.
Ky është një hap vendimtar, sepse i siguron stabilitet, qetësi dhe mundësinë për të planifikuar jetën dhe karrierën afatgjatë në Gjermani.
Hapi 6: Sot – Karrierë, Urkunde dhe mirënjohje
Sot, Driloni është i pajisur me Urkunde, i integruar në ekipin e tij të punës dhe i fokusuar në ndërtimin e një karriere të qëndrueshme.
Ai vazhdimisht e shpreh mirënjohjen e tij për YFE dhe mënyrën se si e kemi mbështetur nga dita e parë derisa arriti të vendoset plotësisht në Gjermani.
Çfarë do të thotë kjo histori për ty?
Nëse ti ke këtë ëndërr, Driloni është dëshmia që gjithçka është e realizueshme.
Ai nuk ishte ndryshe nga ti. Ai thjesht bëri hapin e parë dhe punoi me ne, hap pas hapi, derisa e arriti qëllimin.
YFE është këtu për të qenë partneri yt në këtë rrugëtim:
✨ nga kurset e gjuhës
✨ te gjetja e punëdhënësit
✨ përgatitja për intervistë
✨ mbërritja në Gjermani
✨ proceset për Urkunde
✨ deri te leja e qëndrimit dhe nisja e karrierës.
Nëse edhe ti do një histori suksesi si e Drilonit – filloje sot.
Hapi i parë mjafton. Të tjerët i bëjmë bashkë.