Adresa juaj për punësim të sigurt në Gjermani në infermieri, fizioterapi dhe edukim parafillor.

Brenda një viti, gjithçka mund të ndryshojë
26. December 2025
Nëse po e lexon këtë histori, ndoshta edhe ti je në një pikë ku po mendon për Gjermaninë, por ende nuk je i sigurt. Ke pyetje, dilema dhe ndoshta frikë nga procesi. Kjo është plotësisht normale.Edhe Medina Deari nga Maqedonia e Veriut ishte pikërisht në këtë fazë. Në shkurt, ajo vendosi të bëhet pjesë e programit Your Future Europa. Nuk kishte garanci për një rrugë të lehtë, por kishte gatishmërinë për të filluar.
Shkurti: fillimi i një rruge të re
Muaji shkurt shënoi fillimin e gjithçkaje. Medina iu bashkua programit YFE dhe hapi kapitullin e parë të rrugëtimit të saj drejt Gjermanisë. Hapi i parë ishte gjuha gjermane – nga A1 drejt B1 – një proces që kërkonte përkushtim të përditshëm dhe besim në vete.
Gjatë kësaj kohe, ajo nuk po mësonte vetëm një gjuhë të re, por po përgatitej për një realitet të ri profesional. Paralelisht, nisi edhe përgatitja për testin B1, me fokus të qartë dhe strukturë të mirëorganizuar.
Pranvera: përgatitja që ndërton siguri
Me kalimin e muajve të pranverës, procesi u bë gjithnjë e më konkret. Ndërsa Medina përparonte me gjuhën, ne në YFE filluam procedurat për nostrifikimin e diplomës dhe kompletimin e dokumentacionit profesional.
Kjo fazë është shpesh arsyeja pse shumë kandidatë hezitojnë të fillojnë. Por për Medinën, procesi ishte i qartë dhe i shoqëruar nga një ekip që e dinte saktësisht se çfarë duhej bërë dhe kur.
Çdo muaj sillte një hap përpara dhe një pasiguri më pak.
Vera: nga përgatitja te mundësia reale
Gjatë verës, rrugëtimi i Medinës hyri në një fazë vendimtare. Me gjuhën e konsoliduar dhe dokumentacionin në proces të avancuar, filloi komunikimi me punëdhënësit në Gjermani.
Pas intervistave dhe përzgjedhjes së kujdesshme, u gjet punëdhënësi i duhur. Medina mori ofertën e saj të punës dhe pranoi kontratën, duke e kthyer gjithë përgatitjen në një mundësi reale dhe të prekshme.
Për shumëkënd, ky është momenti kur ëndrra bëhet plan konkret.
Vjeshta: durimi dhe besimi në proces
Vjeshta ishte periudha e pritjes dhe e durimit. Procesi i vizës kërkon kohë dhe përkushtim, por për Medinën çdo hap ishte i shoqëruar me informacion të qartë dhe mbështetje të vazhdueshme nga YFE.
Edhe kur pritja zgjatej, ajo e dinte se procesi po ecte përpara. Besimi në rrugëtimin e nisur ishte po aq i rëndësishëm sa edhe hapat e parë.

Dhjetori: një fillim i ri në Gjermani
Në dhjetor, pas një viti përgatitje, pritjeje dhe pune të vazhdueshme, Medina hyri në Gjermani. Jo si një vizitore, por si profesioniste e përgatitur, me kontratë pune dhe perspektivë të qartë për të ardhmen.
Ajo që në shkurt ishte vetëm një vendim, në dhjetor u bë realitet.
Për ty që ende po mendon
Nëse sot po dyshon, ndoshta sepse po sheh gjithë rrugën njëherësh. Historia e Medinës tregon se nuk ke nevojë t’i zgjidhësh të gjitha sot. Mjafton të fillosh.
Your Future Europa është këtu për të ta ndarë rrugën në hapa të qartë, të menaxhueshëm dhe të sigurta.
Brenda një viti, gjithçka mund të ndryshojë.
Pyetja është vetëm: a je gati të bësh hapin e parë?