Adresa juaj për punësim të sigurt në Gjermani në infermieri, fizioterapi dhe edukim parafillor.

Fuqia e Grave në Hisenaj Group: Inovacion, Pasion dhe Lidership
06. March 2026
Roli i grave në Hisenaj Group vlerësohet çdo ditë përmes punës, ideve dhe lidershipit që ato sjellin në ekip. Megjithatë, kjo ditë është një mundësi e veçantë për të shprehur mirënjohjen tonë dhe për të theksuar ndikimin pozitiv që ato kanë në zhvillimin e kompanisë dhe në kulturën tonë të punës.Në ambientin tonë profesional, bashkëpunimi, respekti dhe mbështetja reciproke janë vlera që ndërtohen çdo ditë nga njerëzit që e përbëjnë ekipin tonë. Gratë në Hisenaj Group janë një pjesë thelbësore e këtij realiteti, duke kontribuar në mënyrë aktive në projekte, zhvillim dhe inovacion.
“Tek Hisenaj Group, ne gratë nuk jemi vetëm pjesë e ekipit — ne jemi forcë që ndërton, inspiron dhe çon përpara çdo sukses të kompanisë.” — Xheva, Menaxhere Regjionale dhe Menaxhere e Marketingut

Perspektiva, përkushtimi dhe energjia që ato sjellin krijojnë një ambient ku profesionalizmi dhe bashkëpunimi shkojnë paralelisht, duke e bërë ekipin tonë më të fortë dhe më të bashkuar.
“22 gra të forta, një vizion i përbashkët: të punojmë me pasion, profesionalizëm dhe guxim për të krijuar çdo ditë diçka më të madhe.” — Betty, Rekrutere dhe mësuese e gjuhës gjermane
Në këtë rrugëtim, ne besojmë se fuqizimi i grave nuk është vetëm një vlerë organizative, por edhe një kontribut i rëndësishëm për shoqërinë. Kur gratë mbështeten dhe zhvillohen profesionalisht, ato bëhen një forcë që frymëzon të tjerët dhe krijon mundësi të reja.
“Të jesh grua në Hisenaj Group do të thotë të besosh në fuqinë tënde, të mbështesësh njëra-tjetrën dhe të dëshmosh çdo ditë se suksesi ndërtohet me përkushtim.” — Gentiana, Përgjegjëse për kualitetin e kurseve të gjuhës gjermane dhe profesoreshë e gjuhës gjermane
Përtej ekipit tonë, në këtë ditë dëshirojmë të shprehim vlerësim edhe për të gjitha kandidatet tona, të cilat me vendosmëri, guxim dhe profesionalizëm marrin një nga vendimet më të rëndësishme të jetës së tyre: të ndërtojnë një karrierë në një vend të huaj, në një gjuhë dhe kulturë të re. Ky hap kërkon jo vetëm përgatitje profesionale, por edhe forcë personale dhe besim në të ardhmen. Historia dhe suksesi i tyre janë një frymëzim i vazhdueshëm për ne dhe një dëshmi e fuqisë së grave që synojnë të zhvillohen dhe të arrijnë më shumë në jetën e tyre profesionale.
