Adresa juaj për punësim të sigurt në Gjermani në infermieri, fizioterapi dhe edukim parafillor.

Nga Kosova në Gjermani për 6 muaj: Rrugëtimi i suksesshëm i Enitës
16. April 2026
SHTATORI: VENDIMI QË NISI RRUGËTIMIN
Gjithçka nisi në fund të shtatorit, ku Enita vendosi t'i besojë rrugëtimin e saj profesional kompanisë sonë, në programin e punësimit për Gjermani. Si një infermiere me profesion, synimi i saj ishte i qartë: integrimi në sistemin shëndetësor gjerman.
Hapi i parë ishte vendimtar. Sapo Enita u bë pjesë e YFE, nisi menjëherë puna me dokumentacionin. Ndryshe nga pritjet e gjata, ekipi jonë filloji menjëherë procesin e njohjes së diplomës, duke i dhënë Enitës sigurinë se karriera e saj po vendosej mbi baza ligjore dhe profesionale.

NËNTORI: NGA INTERVISTA TE KONTRATA E PUNËS
Pa u mbushur ende dy muaj nga fillimi i procesit, në nëntor, Enita arriti një nga pikat më të rëndësishme: intervistën e punës.
Përgatitja e mirë dhe profili i saj profesional bënë që ajo të kishte rezultat të lartë para punëdhënësve gjermanë, duke e kaluar këtë intervistë me sukses të plotë. Ky nuk ishte thjesht një takim, por dera e hapur drejt një kontrate të sigurt pune. Nga ky moment, Gjermania nuk ishte më një ide e largët, por një destinacion me datë të afërt.

SHKURTI: EFIKASITET DHE REZULTATE NË KOHË REKORD
Pas përfundimit të të gjithë procesit të ndërmjetësimit, muaji shkurt shënoi fazën përmbyllëse në anën administrative, ku ne dërguam të gjitha dokumentat e duhura në ambasadë.

Ky proces u finalizua në kohë rekord ku brenda vetëm një jave, Enita mori aprovimin e vizës për të nisur rrugëtimin e saj profesional në Gjermani.

MARSI: FILLIMI I RI SI INFERMIERE NË GJERMANI
Në fund të marsit, Enita udhëtoi drejt Gjermanisë për të nisur këtë kapitull të ri dhe të rëndësishëm të jetës së saj.
Tashmë Enita është e integruar plotësisht në sistemin shëndetësor gjerman, ku po ushtron profesionin e saj si infermiere profesionistw, duke përfituar nga kushtet evropiane dhe siguria afatgjatë. Rrugëtimi i saj është se me përkushtim dhe me partnerin e duhur, rruga drejt suksesit ndërkombëtar është i shpejtë dhe i sigurt.

A dëshironi që edhe rrugëtimi juaj drejt Gjermanisë të jetë po aq efikas dhe i suksesshëm?
Rrugëtimi i Enitës është dëshmia e qartë se kur kompetenca juaj profesionale gjen mbështetjen e një partneri strategjik si Your Future Europa, integrimi në tregun gjerman është një proces i sigurt dhe i garantuar.
Ne marrim përsipër menaxhimin e çdo sfide administrative, duke ju lejuar juve të fokusoheni vetëm te karriera juaj.
Ndërtoni të ardhmen tuaj në Gjermani me mbështetjen tonë profesionale.