Adresa juaj për punësim të sigurt në Gjermani në infermieri, fizioterapi dhe edukim parafillor.

Konferenca në Kenia: 43 profesionistë, 1 mision – Suksesi në Gjermani
07. May 2026
Nën udhëheqjen e themeluesit tonë, Toni Hisenaj, dhe me mbështetjen e ekipit tonë profesional në Kenya, krijuam një hapësirë ku vizioni takoi realitetin. Me një pjesëmarrje prej rreth 70 profesionistësh, diskutuam jo vetëm për punësimin, por për standardet e larta të jetesës dhe integrimin e plotë në tregun europian.
Një nga momentet kyçe të konferencës ishte sesioni mbi integrimin kulturor, i udhëhequr nga themeluesi Toni Hisenaj. Ai tregoi se saktësia është gjuha që të hap dyert në Gjermani dhe se ky rrugëtim drejt suksesit kërkon përkushtim por mbi të gjitha, gatishmërinë për të mësuar nga shembujt më të mirë.
"Në Gjermani, të jesh 10 minuta përpara orarit do të thotë të jesh fiks në kohë."
Theksoi ai, dhe nuk ishte thjesht një leksion, por një mesazh. Një mesazh i qartë se me vullnetin dhe qasjen e duhur, përshtatja juaj në Gjermani bëhet më e lehtë, më e sigurt dhe më premtuese.
Përmes motos:
"DISIPLINA ËSHTË PJESË E SUKSESIT“
ai i inkurajoi kandidatët të përqafojnë kulturën e disiplinës, përpikërisë dhe përgjegjësisë - vlera që janë themeli i sistemit gjerman dhe çelësi për të ndërtuar një karrierë të suksesshme dhe një jetë stabile në Gjermani.

DËSHMI SUKSESI
Përveç prezantimeve dhe informacioneve të rëndësishme që stafi ynë ndau për programin, një tjetër moment i veçantë i kësaj dite ishte dëgjimi i historive reale nga kandidatët tanë aktualë.
Ishte vërtet frymëzuese të dëgjonim rrugëtimin e tyre — nga hapat e parë plot pasiguri, deri te mënyra se si arritën të përshtaten menjëherë në program, të rriten dhe të pregatitën për një jetë të re në një vend europian të zhvilluar si Gjermania.
Sandra, e cila në korrik do të filloj punën si infermiere në Gjermani, ndau këtë mesazh:
Sandra Chemtai:
"Ata bëjnë çdo gjë transparente, qartësojnë çdo hap dhe nuk vonohen në kthimin e përgjigjeve. Unë ia rekomandoj YFE-në çdo personi që dëshiron të nisë karrierën në Gjermani."
Një tjetër kandidate nga Kenya, e cila tashmë po pregatiet për rrugëtimin e saj drejt Gjermanisë si infermiere, tha:
Tabitha Muringi:
"YFE është zgjedhja juaj numër një — sepse ata ju mësojnë gjuhën falas, ju ndihmojnë me akomodimin dhe sigurohen që diplomat tuaja të njihen në Gjermani."
Këto rrëfime jo vetëm frymëzuan kandidatët e rinj, por u ndihmuan që të kapërcenin pasigurinë dhe frikën e fillimit të një aventure të madhe ndërkombëtare.

Ne besojmë se çdo profesionist meriton një rrugëtim të sigurt, të qetë dhe të mbështetur në çdo hap drejt së ardhmes së tij profesionale. Për këtë arsye, ne ofrojmë mbështetje të plotë dhe krejtësisht falas.
Duke filluar nga kurset falas të gjuhës dhe njohja e diplomave, deri te asistenca për vizë dhe kontratat e sigurta të punës - ne jemi aty.
Edhe pasi të shkoni në Gjermani; ne qëndrojmë pranë jush për një integrim të plotë, duke u siguruar që të ndiheni të mirëpritur, të sigurt dhe të mbështetur që nga dita e parë. Partneriteti ynë nuk përfundon me punësimin, ne jemi pranë jush për çdo sfidë gjatë rrugëtimit tuaj të ri.

Ky takim ishte një fillim i ri i mbushur me shpresë për 43 profesionistë i besuan ëndrrat e tyre vizionit tonë, duke hedhur hapin e parë drejt një jete të re dhe një karriere profesionale në Gjermani.
Ata nuk zgjodhën thjesht një program; ata zgjodhën të ardhmen e tyre dhe ne jemi të lumtur që jemi pjesë e këtij rrugëtimi të rëndësishëm për ta. Pas rregjistrimit të tyre, ekipi ynë lokal ka nisur menjëherë punën me procedurat, duke u kujdesur për çdo detaj me përkushtim maksimal.
Gjithashtu ekipi ynë ndërkombëtar në Gjermani po përgatitet me përkushtim për të hapur dyert për profesionistët nga Kenya, duke ditur peshën dhe vlerën e këtij ndryshimi për karrierën e tyre profesionale.
Është kënaqësi të shohësh këta profesionistë të integrohen në një nga shtetet më të avancuara të Europës, ku puna dhe profesionalizmi i tyre vlerësohet maksimalisht.
Suksesi i konferencës në Kenya pasqyron përkushtimin tonë për të udhëhequr profesionistët drejt majave të karrierës, duke dëshmuar se kur talenti takohet me udhëheqjen e duhur strategjike, suksesi është i pashmangshëm.
Dëshiron të nisësh një rrugëtim të ri profesional, por ke frikë të përballesh me sfidat vetëm? Mos lejo që pasiguria të të ndalë! Na kontaktoni sot dhe ne do t'ju mbështesim në çdo hap për të arritur qëllimin tuaj.
E ARDHMJA U PËRKET ATYRE QË GUXOJNË TË HEDHIN HAPIN E PARË.