Adresa juaj për punësim të sigurt në Gjermani në infermieri, fizioterapi dhe edukim parafillor.

Historia frymëzuese e Toni Hisenaj, rrëfyer në librin "Aus Fremden werden Freunde”

28. May 2026

Nga lufta në Kosovë, drejt e në majat e biznesit gjerman - ky është rrugëtimi i jashtëzakonshëm i Toni Hisenaj, i cili në moshë 12-vjeçare la Kosovën si refugjat lufte dhe nisi në Gjermani një betejë të heshtur për mbijetesë e integrim, e cila vite më vonë do ta shndërronte në lider. 
Sot, me një karrierë të konsoliduar akademike, si themelues i korporatës Hisenaj Group, një emër që sot identifikohet me profesionalizmin përmes kompanive Your Future Europa, Toni Hisenaj, Medical Europa Academy dhe Hisenaj Immobilien - ai ka vendosur të zbërthejë çdo sakrificë, sfidë dhe triumf në faqet e librit të tij më të ri "Aus Fremden werden Freunde".



Ky libër nuk është thjesht një analizë e ftohtë akademike mbi migracionin, por një dëshmi autobiografike tejet e fuqishme, e ndërtuar tërësisht mbi përjetimet e tij personale; një udhërrëfyes shpirtëror dhe praktik që tregon se si një "i huaj" mund të thyejë barrierat e burokracisë për t'u shndërruar në një lider dhe mik të çmuar për shoqërinë gjermane.

JO THJESHT NJË LIBËR, POR NJË DËSHMI SE SI TEJKOHEN PENGESAT


Ekonomia, sistemi shëndetësor dhe ai i mirëqenies sociale në Gjermani varen jetikisht nga imigracioni. Megjithatë, debati publik shpesh humbet në retorika boshe, duke anashkaluar krijimin e një kulture të vërtetë mikpritëse.
Si një person që e ka jetuar vetë këtë realitet, Toni Hisenaj sjell një analizë të dorës së parë. Pa doreza dhe pa frikë, ai hedh dritë mbi pengesat ndonjëherë absurde burokratike që emigrantët duhet të kapërcejnë pas mbërritjes në Gjermani dhe se si gjërat mund të bëhen më mirë.

LIBRI QË GUXON TË THOTË TË VËRTETËN MBI KRIZËN E PUNËSIMIT NË GJERMANI


Përtej historisë personale, libri analizon me shifra konkrete një nga krizat më të mëdha që po kalon Gjermania: mungesën e theksuar të stafit mjekësor dhe infermieror. Me një popullsi që po plaket me shpejtësi, deri në mesin e këtij shekulli vendit do t'i duhen miliona kujdestarë kompetentë.
Toni Hisenaj shpjegon se imigracioni i menaxhuar në mënyrë inteligjente dhe sistematike nuk është thjesht një detyrim moral, por një kusht ekzistencial për progresin ekonomik dhe shoqëror të Gjermanisë. Përmes këtij libri, ai fton shoqërinë të ndalojë së foluri për emigrantët, dhe të fillojë të flasë me ta.



NJË UDHËRRËFYES PËR SUKSESIN TUAJ


Toni Hisenaj dëshmon më së miri se integrimi i suksesshëm nuk është thjesht një teori, por një realitet i mundshëm. Rrugëtimi i tij është vërtetimi më i pastër se me punë të palodhur dhe me mbështetjen e duhur, transformimi nga një "i huaj" në një "mik" dhe pjesëtar me vlerë i shoqërisë është plotësisht i arritshëm.

Për ju që jetoni në Gjermani dhe ju që po planifikoni rrugëtimin tuaj drejt këtij shteti, ky libër do të jetë një udhërrëfyes i çmuar për ju. Ai do t'ju ndihmojë të kuptoni më mirë kodet e kësaj shoqërie në ndryshim, si të përballoni sfidat dhe si ta merrni fatin tuaj në duart tuaja për të pasur një integrim të suksesshmëm.

SIGURONI KOPJEN TUAJ TANI!


Ju ftojmë të mësoni më shumë se si të përshtateni, të rriteni dhe të triumfoni në rrugëtimin tuaj në Gjermani.

Libri është tashmë i disponueshëm për publikun. Mund ta blini kopjen tuaj direkt në Amazon përmes kësaj vegze:
👉 “Aus Fremden werden Freunde” në Amazon

Lexim të mbarë dhe suksese në rrugëtimin tuaj drejt integrimit dhe suksesit!

KS