Adresa juaj për punësim të sigurt në Gjermani në infermieri, fizioterapi dhe edukim parafillor.

8 JAVË TRAJNIM, NJË JETË PLOT MUNDËSI: ÇELËSI I SUKSESIT DREJT URKUNDE

18. June 2026

Çdo histori suksesi në Gjermani nis me guxim, por realizohet me partnerin e duhur. Sot jemi krenarë për grupin më të ri të infermierëve, të cilët perfunduan me sukses trajnimin 8 javor ne MAE dhe janë gati për provimin e Urkunde.

KUR PËRKUSHTIMI TAKON PROFESIONALIZMIN, REZULTATET JANË TË DUKSHME


Këtë e vërtetoi më së miri grupi më i ri i infermierëve profesionistë, të cilët sapo përfunduan rrugëtimin e tyre në MAE Academy. Pas 8 javësh intensive të trajnimit teorik dhe praktik, ata janë plotësisht gati për të kaluar hapin e fundit: Provimin e Urkunde, i cili do t'u njohë zyrtarisht titullin e plotë dhe të drejtën për të ushtruar profesionin me të gjitha privilegjet që u takojnë.



4 JAVË TEORI, 4 JAVË PRAKTIKË


Ky nuk është thjesht një trajnim, është një transformim i vërtetë profesional. Gjatë këtyre 8 javëve infermierët tanë u përballën me një program intensiv përgatitjeje:
  • 4 javë teori: Përvetësimi i plotë i protokolleve mjekësore gjermane, legjislacionit dhe terminologjisë mjekësore.
  • 4 javë praktikë: Simulime të rasteve klinike në akademinë tonë, ku çdo lëvizje, vendim dhe ndërhyrje u perfeksionua në detaje.



Falë përgatitjes në MAE, ky grup nuk zotëron thjesht njohuri teorike,  ata kanë përvetësuar standardin më të lartë të shëndetësisë gjermane dhe janë plotësisht gati për t'u integruar  në tregun e punës.

NJË HAP LARG URKUNDE


Kalimi nga asistent në një infermier me të drejta dhe titull të plotë në Gjermani kërkon përgatitjen e duhur. MAE Academy eliminon çdo pasiguri të këtij procesi, duke ofruar një mbështetje dhe trajnim të nivelit më të lartë, ne sigurohemi që ju të përgatiteni dhe të merrni licencën zyrtare, e cila ju hap dyert e një karriere afatgjatë dhe të vlerësuar.



Certifikimi me Urkunde shënon një hap të rëndësishëm në karrierën tuaj profesionale në Gjermani. Me marrjen e Urkunde, ju ushtroni profesionin tuaj me të drejta të plota, përfitoni rritje të pagës sipas tarifave të infermierëve të licencuar, të drejtën e plotë për realizimin e bashkimit familjar, si dhe të gjitha lehtësirat ligjore për sigurimin e lejeqëndrimit afatgjatë. Ky dokument nuk përfaqëson thjesht një formalitet, por përbën shtyllën kryesore për një karrierë të qëndrueshme.

BËHU TI SUKSESI YNË I RADHËS


Sfidat në rrugëtimin tënd në Gjermani janë të pashmangshme, por ato bëhen më të lehta me përkrahjen e YFE dhe ekspertizën e MAE Academy. Ky grup i ri dëshmon se me përgatitjen e duhur, licenca e plotë profesionale nuk mbetet më një synim në letër, por një stacion i sigurt. Ata guxuan të investojnë te vetja dhe sot janë gati për hapin e madh.

Historia e tyre e suksesit është vetëm fillimi – dhe ti mund të jesh emri i radhës që shkruan kapitullin e tij me ne!

KS