Adresa juaj për punësim të sigurt në Gjermani në infermieri, fizioterapi dhe edukim parafillor.
Dëshironi të informoheni për punësim
në Gjermani nga stafi ynë profesional?
Me ne jeni në duar të sigurta
në Gjermani nga stafi ynë profesional?
Me ne jeni në duar të sigurta
Shërbimet tona
1. Asistencë Administrative
Ofrimi i ndihmës administrative për të gjithë kandidatët tanë për të siguruar që çdo hap i procesit të punësimit është i thjeshtë dhe i qartë- Lexo më shumë
- Asistencë Administrative
Ofrimi i ndihmës administrative për të gjithë kandidatët tanë për të siguruar që çdo hap i procesit të punësimit është i thjeshtë dhe i qartë. - Rregullimi i Dokumentacionit për Nostrifikim
Mbështetje e plotë në përgatitjen dhe dorëzimin e dokumenteve të nevojshme për nostrifikimin e kualifikimeve profesionale. - Kurse Falas të Gjuhës Gjermane
Kurse të strukturuara të gjuhës gjermane nga niveli A1-B1 për të siguruar që kandidatët tanë kanë aftësitë e nevojshme gjuhësore për të punuar dhe jetuar në Gjermani. - Përgatitje për Intervista me Punëdhënësit
Trajnim dhe këshillim për përgatitjen e suksesshme për intervistat e punës, duke përfshirë praktikat më të mira dhe teknikat e intervistimit si dhe asistim në krijimin e CV-së - Termini dhe dërgimi në Ambasadë
Ndihmë në rezervimin e termineve në ambasadë për aplikimet për viza dhe dokumentet e nevojshme. - Sigurimi i Vendbanimit
Mbështetje për gjetjen e vendbanimit të përkohshëm ose të përhershëm në Gjermani për t’ju ndihmuar të stabilizoheni sa më shpejt. - Ndihmë telefonike për cështje logjistike
Asistencë telefonike për të planifikuar termine për hapjen e llogarive bankare, regjistrimin në zyrat lokale dhe transferimin nga aeroporti në vendbanim.
- Asistencë Administrative
Përfitimet për Kandidatët
1. Shërbime Falas
Të gjitha shërbimet tona janë falas, duke përfshirë këshillimin dhe trajnimin.- Lexo më shumë
- Shërbime Falas
Të gjitha shërbimet tona janë falas, duke përfshirë këshillimin dhe trajnimin. - Mundësi për Zhvillim Profesional
Ofrimi i mundësive të reja për zhvillim profesional në një mjedis ndërkombëtar dhe dinamik. - Ndihmë në Integrim në Kulturën Gjermane
Mbështetje në integrimin kulturor dhe social në Gjermani për t’ju ndihmuar të përshtateni sa më shpejt. - Mundësi punësimi në klinikat më prestigjioze
Mundësia për të punuar në disa nga institucionet më të njohura dhe me reputacion të lartë në Gjermani. - Licencë Gjermane Ndërkombëtare brenda 8 javësh
Për kandidatët e kualifikuar, ofrojmë ndihmë për të marrë licencën ndërkombëtare brenda 8 javësh. - Zhvillim i vazhdueshëm i karrierës personale me MAE
Përmes akademisë sonë MAE, ju keni mundësi të zhvilloni vazhdimisht karrierën tuaj personale edhe pasi jeni licencuar ndërkombëtarisht.
- Shërbime Falas
Your Future Europa
Mundësi përtej kufijve. Zhvilloni karrierën tuaj në Gjermani
Your Future Europa është një kompani ndërmjetësuese për punësim dhe aftësim në Gjermani, me një fokus të veçantë në fushën e infermierisë, fizioterapisë dhe edukimit. Me selinë kryesore në Hameln pranë Hannoverit në Gjermani, operojmë në të gjithë territorin gjerman duke ofruar shërbime të specializuara për profesionistët e kujdesit shëndetësor.
Fokusi ynë kryesor është të ofrojmë mbështetje të plotë për infermierët, fizioterapeutët dhe edukatorët gjatë gjithë procesit të tyre për t’u punësuar dhe integruar në tregun e punës në Gjermani. Ky proces fillon nga nostrifikimi i diplomës së tyre, duke përfshirë përgactjen e dokumentacionit, sigurimin e kontratës së punës, aplikimin në ambasadë, sigurimin e vendbanimit dhe asistencën gjatë kohës që ata janë në Kosovë dhe pas ardhjes së tyre në Gjermani.
Të gjitha shërbimet tona ofrohen falas për kandidatët tanë, duke siguruar një përvojë të përshtatshme dhe të lehtë për ta në ndjekjen e ëndrrës së tyre drejt punësimit në Gjermani.
Ekipi ynë në Kosovë
Xheva Ukaj
Menaxhere Regjionale & Menaxhere e MarketingutGentijana Kryeziu
Përgjegjëse për mësimdhënës & Profesoreshë e gjuhës gjermaneRabije Kryeziu
Profesoreshë e gjuhës gjermaneDafinë Pajatizi
RekrutereEdonisa Jashari
RekrutereLiridona Ferizi
Menaxhere e Rrjeteve SocialeErdin Kadria
Dizajner GrafikAlbinota Krasniqi
Asistente e MarketingutEkipi ynë në Gjermani
ALMI HISENAJ
Managing DirectorCelina Grotjahn
Office ManagementMelanie Schlegelmilch
RecruiterFakte që flasin
850
Kanditatë të suksesshëm
350
Bashkëpunëtorë
8
Vite përvojë
Profesionet për të cilat YFE ofron shërbim
100 % siguri dhe profesionalizëm
Infermieri
Nëse jeni Infermier/e dhe ëndrra juaj është të punoni në Gjermani atëhere YFE është zgjidhja e vetme për të jetësuar atë.
Fizioterapi
Nëse jeni Fizioterapist/e dhe dëshironi që të krijoni karrierë në Gjermani atëhere YFE është adresa me e sigurt.
Edukim
Nëse jeni Edukator/e për programin 0-6 vjeç dhe dëshironi që të filloni punë në Gjermani atëhere me YFE-në jeni në duar të sigurta.
Ausbildung
Nëse sapo keni përfunduar shkollën e mesme dhe po mendoni të studioni për infermieri në Gjermani, atëherë YFE është partneri juaj i besueshëm për t'ju udhëhequr në çdo hap të rrugës drejt këtij qëllimi të rëndësishëm. Programi ynë i veçantë Ausbildung ju ofron mundësinë unike për të kombinuar shkollimin dhe punësimin për një periudhë trevjeçare, duke ju përgatitur profesionalisht në shkollat më prestigjioze në Gjermani. Përmes këtij programi, ju jo vetëm që do të fitoni njohuri të thelluara në fushën e infermierisë, por gjithashtu do të përfitoni një përvojë të vlefshme praktike.
Aplikimet për këtë program janë të hapura dy herë në vit, në muajt Prill-Mars dhe Shtator-Tetor, duke ju dhënë mundësinë të filloni rrugëtimin tuaj drejt një karriere të suksesshme në kohën që ju përshtatet më shumë.
Për të qenë pjesë e këtij programi, kandidatët duhet të kenë një certifikatë të gjuhës gjermane në nivelin B2.
Rekrutimi i drejtë
për një të ardhme të sigurt.
Parimet tona të bashkëpunimit: Ne jemi të përkushtuar ndaj praktikave të drejta dhe etike të rekrutimit dhe punësimit. YFE vepron me përgjegjësi sepse motoja jonë është "Vetëm ata që janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre mund të veprojnë me përgjegjësi" dhe ne jemi të vetëdijshëm se mendimet dhe veprimet tona kanë ndikim tek profesionistët tanë të infermierisë, klientët tanë dhe kompania jonë.
- Lexo më shumë
- Në Your Future Europa, besojmë se çdo karrierë meriton një fillim të drejtë. Programi ynë FairRecruit përfshin transparencë, etikë dhe mbështetje të gjithëpërfshirëse. Ne jemi të përkushtuar ndaj praktikave të drejta dhe etike të rekrutimit dhe punësimit, sepse vetëm ata që janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre mund të veprojnë me përgjegjësi.
Angazhimi ynë shfaqet qartë në çdo fazë të procesit të rekrutimit. Nga aplikimi fillestar deri te vlerësimi i kualifikimeve tuaja, ne jemi pranë jush. Ne e kuptojmë se veprimet tona kanë ndikim në infermierët, klientët tanë dhe në të gjithë komunitetin tonë. Kjo është arsyeja pse ne vlerësojmë komunikimin e qartë, kushtet e drejta dhe mbështetjen reale.
Me FairRecruit, ne garantojmë se rrugëtimi juaj profesional fillon mbi një bazë të fortë dhe të drejtë. Besoni te ne për të përmirësuar mundësitë tuaja karriere dhe për të ndihmuar në ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të suksesshme.
Akademia MAE
Me ne. Për 8 javë. Licencë ndërkombëtare.
Ne jemi të vetmit që kujdesemi edhe pas punësimit tuaj në Gjermani! YFE ofron përgactje për licencim ndërkombëtar për vetëm 8 javë.
Trajnim dhe mbështetje gjithëpërfshirëse
YFE ofron një avantazh unik me Akademinë tonë MAE GmbH, duke ofruar trajnimet dhe mbështetjen e nevojshme për të ndihmuar kandidatët të plotësojnë orët shtesë të kërkuara.
Programi
Dy javë teori
Dy javë praktikë
Përgatitje për provimin e licencimit ndërkombëtar
Vetëm 8 javë
Jemi krenarë që jemi të parët në Gjermani që ofrojmë një program intensiv tetë-javor, i cili mundëson kandidatëve të marrin licencën ndërkombëtare .
XHULI HISENAJ
Drejtoreshë MenaxhueseYour Future Europa u themelua ne vitin 2017 nga zonja Xhuli Hisenaj.
Xhuli është një figurë udhëheqëse në fushën e menaxhimit dhe shëndetësisë, e njohur për vizionin e saj të guximshëm dhe përkushtimin ndaj të rinjve të talentuar në sektorin e shëndetësisë dhe edukimit. Me një përvojë prej mbi 12 vitesh si infermiere ne Hannover ka krijuar një rrugëtim të jashtëzakonshëm në botën e shëndetësisë, duke filluar nga një punë e sinqertë dhe duke arritur në nivelin e udhëheqjes.
Xhuli është një figurë udhëheqëse në fushën e menaxhimit dhe shëndetësisë, e njohur për vizionin e saj të guximshëm dhe përkushtimin ndaj të rinjve të talentuar në sektorin e shëndetësisë dhe edukimit. Me një përvojë prej mbi 12 vitesh si infermiere ne Hannover ka krijuar një rrugëtim të jashtëzakonshëm në botën e shëndetësisë, duke filluar nga një punë e sinqertë dhe duke arritur në nivelin e udhëheqjes.
- Lexo më shumë
- Pas një karriere të suksesshme si infermiere, Xhuli ndjeu nevojën për të shtrirë ndikimin e saj dhe për të ndihmuar të rinjtë e talentuar të shëndetësisë të zhvillojnë karrierën e tyre në një nivel ndërkombëtar.
Me një vizion të qartë për të ofruar mundësi të reja dhe për të mbështetur komunitetin e shëndetësisë në rrugën drejt suksesit, vendosi të hapte kompaninë e saj të ndermjetësimit për punësim në Gjermani për infermierë, fizioterapistë dhe edukatorë.
Me qëllimin e qartë për të ndihmuar të rinjtë e talentuar të gjejnë mundësi të reja dhe të krijojnë një rrugë të suksesshme në shëndetësi, Xhuli ka krijuar një ambient të punës stimulues dhe të inkurajues, duke ofruar trajnime dhe mbështetje të personalizuar për secilin punëkërkues. Përmes përkushtimit të saj të palëkundshëm dhe një ekipi të përkushtuar, ka transformuar kompaninë YFE në një pikë referimi për punëkërkuesit e talentuar të shëndetësisë që dëshirojnë të ndërtojnë një karrierë në Gjermani.
Me një qëllim të vazhdueshëm për të ndryshuar jetë dhe për të ndikuar pozitivisht në fushën e shëndetësisë, Xhuli vazhdon të udhëheqë me pasion dhe përkushtim, duke shërbyer si një model i frymëzimit dhe suksesit për të rinjtë në industrinë e shëndetësisë,
Aktuale
Storie suksesi
Kështu thonë kandidatët me sukses
Opsionet e akomodimit për kandidatët tanë
Zgjedhje të përshtatshme për cdo nevojë
Akomodim Individual
Për ata që preferojnë privatësinë dhe pavarësinë, ne ofrojmë apartamente të veçanta, të pajisura plotësisht për t’ju bërë të ndiheni si në shtëpi që në ditën e parë.
Akomodim me Cimer
Nëse dëshironi të ndani shpenzimet dhe të krijoni miqësi të reja, mund të zgjidhni të jetoni me një ose më shumë cimerë. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për ata që kërkojnë një ambient social dhe mbështetje komunitare.
Akomodim për Çifte
Ne gjithashtu ofrojmë apartamente të përshtatura për çifte, të cilat janë të dizajnuara për të ofruar rehati për ju dhe partnerin tuaj.
Informacione të rëndësishme!
Historitë e suksesit dhe përditësimet
Frymëzohuni nga historitë e suksesit të kanditatëve tanë dhe qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në lidhje me Your Future Europa.
Zbuloni më shumë rreth projekteve, nismave tona dhe se si ne ndryshojmë karrierën.
Procesi i Aplikimit
Ne mirëpresim aplikimet nga të gjithë kandidatët që i përkasin fushës së infermierisë fizioterapisë dhe edukimit parafillor 0-6 vjeç. Edhe nëse nuk jeni ende të pajisur me diplomë dhe licencë, mund të bashkoheni me programin tonë.
- Informohu më shumë
- Ky program ofron mësim falas të gjuhës gjermane dhe mbështetje për të përgatitur të gjitha dokumentet e nevojshme. Pasi të keni të gjitha dokumentet e nevojshme në dispozicion, ne do të ndihmojmë në procesin e nostrifikimit të diplomës suaj, duke siguruar që të jeni gati për të filluar karrierën tuaj në Gjermani.
Kriter Mosha: 18-45 vjec.